Në momentin që heq maskën, bën një pauzë. L.B, mjeke kirurge ne spitalin e Treviglios: nuk është duke folur për çastet kur ndodhet në punë, por për ato në shtëpi.
Sepse edhe brenda banesës së saj ajo mban maskë, për të mos infektuar të shoqin dhe dy fëmijët e vegjël. “Nuk jemi heronj..” thotë mjekja, ndërsa tregon sesi i ka prerë shkurt fare flokët e gjatë bjonde nga frika se aty mund të mbetej diçka.
“Kur jam duke u afruar, i them bashkëshortit të largojë fëmijët; shkoj drejt e një banjo, i heq rrobat dhe i fus menjëherë për t`u larë, qëndroj në dush 40 minuta duke fërkuar fort lëkurën me ujë dhe sapun. Pastaj vë maskën, dhe sërish, fëmijët i mbaj në distancë”. Por edhe aty nuk i hiqen nga mendja pamjet që sheh në spital.
“E dua këtë profesion, por ne si mjekë nuk duhet të vihemi në situata të tilla. Këtu nuk ka numra, ka emra e mbiemra. Ka përgjegjësi. Zona e kuqe duhet të ishte vendosur menjëherë. Studimet epidemiologjike ishin të qarta që nga fillimi në Wuhan, shkenca nuk është opinion”, shprehet ajo, duke kujtuar momentet e dhimbshme që pacientët i kërkojnë që t`i çojë mesazhet e tyre të afërmve, dhe rastin e një të sëmuri që duke e kuptuar se ç`po ndodhte, i ishte lutur që t`I thoshte të shoqes së e donte.
Top Channel