Aktorja Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i saj ish-deputeti Mark Frroku janë dy nga shumë personat që kanë kaluar simptoma shumë të ngjashme me koroanvirusin, megjithëse ende nuk e dinë nëse kanë qenë të prekur nga CoVid-19.
Rudina me anë të një lidhje në Skype në emisionin në Top Channel “Shqipëria Live” ka treguar se fatmirësisht tashmë është mirë por para pak ditësh ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, si ajo edhe bashkëshorti i saj.
Aktorja e humorit ka shpjeguar se Mark Frroku disa ditë më parë kishte takuar pacientin “zero” me koronavirus në Shqipëri gjatë një ceremonie mortore dhe pas kësaj bashkëshorti i saj kishte kaluar në një temperaturë 40.2. Ndërkohë shpjegon se dhe vetë ka qenë me temperaturë me 39 për shkak se vuante edhe nga bajamet.
“U ngatërrova pak se kisha edhe bajamet. isha me 39 temperaturë. Por duke qene se Marku ka takuar pacientin zero dhe dy miqtë e tij. Marku erdhi me temperaturë 40.2 . Telefonuam 127 dhe na thanë se do vijën të na bëjnë tamponin. Pimë vetëm paracetamol. Marku kishte dhimbje të tmerrshme trupi. Pas paracetamolit ulej temperatura. E ndamë mendjen që kishim koronavirus.” ka shpjeguar Rudina në “Shqipëria Live”.
“Ne në shpi jemi mbyllur me 5 anëtarë. Janë prindërit e Markut. Asnjëri prej tyre nuk ka asnjë simptomë. Madje unë gatuaja për të gjithë. Dhe kanë ngrenë nga duar e mija. Ne e ndamë mendjen. Dhe telefonuam serish 127 . U acaravo shumë. Personi bënte edhe si investiguese. Unë me zi po merrja frymë ajo më thoshte do dënohesh. U trembëm se kishim hallin e të tjerëve në familje. Asnjëri nga ata nuk kanë asnjë simptomë. Fola me doktoreshën dhe më thanë se nuk vijmë dot se ska tamponë dhe me tha të vetëizolohemi.” tha më tej Dembacaj.
“Duke qenë se e ka takuar mund të ketë koronën por më thanë se ne nuk vijmë dot vetëm nëse jeni në gradë të fundit. Doktoresha jo infermiera që telefonova. Por edhe përgjigja është pak e frikshme Ne kemi tre ditë pa temperaturë. Familjarët janë mirë. Mua mu shëruan edhe bajamet dhe do të operohem së shpejti. Se kemi hequr dyshimin. Jemi izoluar. Nuk e di nëse e kam. Kam tre ditë pa temperaturë. Unë kisha edhe bajamet. Po për Markun ishte me dhimbje koke. Probleme me frymëmarrjen nuk kemi pasur. Kollë nuk kishim. Pimë vetëm paracetamol. Marku e ka takuar në një ceremoni mortore. I ka dhënë dorën. Janë miq por nuk puthen si ne këta burrat. 8 ditë ka. Tre ditë kishim temperaturë por jemi më mirë. Ne përderisa jemi mirë nuk ka problem. Në momentin që është një pandemi e tillë ne nuk kemi patjetër të bëjmë tamponin, por ku a gjejmë që të heqim merakun” përfundoj aktorja.
Top Channel