Një bebe majmuni të cilës i ka vdekur nëna duket se ka gjetur një shok të ri të ngushtë, një qen që së shpejti do të bëhet nënë, në një sjellje që nuk ishte parë ndonjëherë nga vendasit.
Buçja duket se është bërë protektore e majmunit të vogël pasi prindërit e tij u helmuan nga banorët prej prishjes së të mbjellave.
Fotografi indian Prakash Badal që kapi imazhet emocionuese në fshatin Himachal Pradesh tha: “Bebja majmun dukej rreth 10 ditëshe, teksa vendasit thanë se kishin helmuar të afërmit e tij pasi kishin prishur të mbjellat. Shpeshherë ka konfikt mes majmunëve dhe qenve por në këtë rast ka dominuar instinkti i nënës në pritje”.
“Besoj se kur një nëne e sheh një këlysh të vogël vetëm, me askënd përt’u kujdesur për të, ajo e adopton edhe pse është nga një specie tjetër”.
“Kjo marrdhënie është një mësim për njerëzit që janë bërë egoistë dhe vrasin njëri-tjetrin vetëm sepse është nga një pjellë apo fe tjetër”, tha ai.
Top Channel