28/11 13:36
Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar pishinën në shtëpinë e tij, derisa është në vetizolim për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Sulmuesi i Juventusit momentalisht është në vendlindjen e tij në Madeira, derisa është në karantinë së bashku me katër fëmijët e tij.
Pasi bashkëlojtari i tij, Daniele Rugani doli pozitiv në testet për koronavirus, Ronaldo ka refuzuar që të rikthehet në Itali.
Ndërkohë, derisa ai shfrytëzonte pishinën, e dashura e tij, Georgina Rodriguez është parë duke bërë pazar.
Top Channel