Filmohet “vizitori” i veçantë, një fokë noton e qetë në brigjet e Vlorës

18/03/2020 11:32

VLORË- Në brigjet e Vlorës ditën e sotme është filmuar një vizitor i veçantë, një fokë që është një specie e rrallë për bregdetin tonë.

Foka është filmuar shumë pranë bregut teksa pluskonte në sipërfaqen e ujit. Pasi ka notuar për disa minuta pranë një lokali, foka është larguar.

Kujtojmë se  kjo nuk është hera e parë që në Vlorë janë parë të tilla specie.

Top Channel