Caktohen përkohësisht dy prokurorë të Gjykatës së Lartë dhe dy drejtues në rrethe

18/03/2020 11:35

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme ka caktuar përkohësisht dy prokurorë pranë Gjykatës së Shkallës së Lartë në Tiranë.

Sipas njoftimit të KLP thuhet se bëhet fjalë për Anton Martinin dhe Donika Prelën.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se KLP ka caktuar dy drejtues në rrethe. Rifat Kojaku, caktohet përkohësisht drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë Dibër.

Ndërsa Abaz Muca caktohet drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat.

Top Channel