Bilanci në botë/ Numri i të infektuarve me koronavirus kalon 200,000
18/03/2020 13:34
Numri i rasteve me koronavirus në gjithë botën ka kaluar 200,000, tregojnë shifrat e fundit të Universitetit Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara.
Sipas tyre, aktualisht në gjithë globin janë 201,672 njerëz të infektuar, ndërsa 8,008 pacientë kanë vdekur.
Kina vazhdon të ketë numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara (81,102), ndërsa pasa saj vjen Italia me 31,506.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, numrin më të madh të rasteve e ka aktualisht Sllovenia (275).
Në Kosovë janë 19 të infektuar me koronavirus. Ndërkohë edhe një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e viktimave në këtë vend, si dhe numërohen 59 të infektuar.
Top Channel