70 persona të izoluar në Gjirokastër/ Një pjesë erdhi nga Italia, të tjerët nga Spanja, Gjermania, Franca dhe Greqia

18/03/2020 11:28

Në Gjirokastër situata vijon të mbetet e qetë, sa i takon rrezikut të mundshëm, Covid-19

Personat që gjenden nën karantinë janë vizituar dje dhe sot nga ekipet shëndetësore, ndërsa në disa raste policia ka kërkuar respektimin e izolimit si në Gjirokastër dhe në Përmet. Në total janë rreth 70 persona të izoluar në të gjithë qarkun. Vetëm 20% kanë mbërritur nga Italia, ndërsa pjesa tjetër nga Spanja, Gjermania, Franca dhe Greqia.

Gjatë javës së fundit nuk është kryer asnjë testim, sepse personat e izoluar rezultojnë asimptomatikë, por prej testimeve të kryera që prej shpalljes së emergjencës për rreth 15 persona rezultatet kanë qenë negative.

Në qytete, qarkullimi është i kufizuar, por jo i pezulluar plotësisht.

Top Channel