Aktorja e njohur amerikane u përball me reagimin e ashpër nga fansat pas komenteve konfuze për koronavirusin në mediat sociale.
“Tingëllon se deri në korrik do të jetë m…,” shkroi ajo në Instagram në lidhje me një karantinë të mundshme deri në verë.
“Më vjen keq, por duket se është virus. Njerëzit do të vdesin, që është e tmerrshme, por e pashmangshme? ” shtoi aktorja 31-vjeçare.”Unë nuk e di. Ndoshta nuk duhet ta bëj këtë tani, “tha Hudgens.Deklarimet e saj nxitën reagime të ashpra nga fansat në rrjetet sociale.
“Ajo që njerëzit si Vanessa Hudgens nuk e kuptojnë është se ndërsa ajo po humbas “Coachella”, ne përballemi me mungesë të pagave. Ndërsa ajo lufton të mbetet e rëndësishme, pjesa tjetër e jona lufton për të siguruar familjet,” shkroi një person.
”Imagjinoni të jeni po aq egoist sa Vanessa Hudgens,” theksoi një tjetër.Hudgens tha në Instagramin e saj se komentet e saj ishin nxjerrë jashtë kontekstit.
“Është një kohë e çmendur dhe unë jam mbyllur në shtëpi. Kjo është ajo që shpresoj se po e bëni edhe ju. Në karantinë të plotë, sigurt dhe shëndetshëm,” u përgjigj aktorja.
Top Channel