Një vajzë e re që kërkonte të ndante me gjyshin e saj lajmin e gëzueshëm të fejesës është detyruar ta bëjë këtë nga ana e jashtme e dritares së shtëpisë së azilit ku ai banon.
22 vjeçarja Carly Boydmori propozimin në fundjavë por kufizimet e koronavirusit në shtëpinë e të moshuarve Lake Waccamaw në SHBA bënë që ajo të mos mund t’ja tregonte unazën nga afër.
Punonjësit e çuan Carly rrotull të dritarja e dhomës së gjyshit të saj, ku ai shihet i shtrirë në krevat.
“Desha ta ndaja këtë lajm me gjyshin tim, pasi ai është sëmurë me demencë dhe nuk ka telefon”, tha ajo.
Administratorja e qendrës Gennie Parnell, bëri fotografitë e momentit prekës teksa Carly i tregonte unazën e saj.
Ata më pas vendosin duart kundër njëra-tjetrës në dy anët e dritares.
“Ishte shumë emocionuese, gati duke qarë. Vendosëm duart te dritarja dhe i thashë se e dua shumë. Dhe ai më tha ‘dhe unë të dua shumë she shpresoj të shihemi së shpejti”, tha ajo.
Top Channel