I ftuar në emisionin “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dynjaja, ishte kryetari i “Biznes Albania”, Luan Bregasi. Biznesmeni, shtroi në studio idenë që Banka e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë, të jenë më “tolerante” ndaj bizneseve, lidhur me afat e pagesave të kredive. Sidomos në këtë situatë kaotike që ndodhet ekonomia në vendin tonë, por jo vetëm, si pasojë e koronavirusit.

Sipas Bregasit, bankat në Shqipëri kanë kapital të mjaftueshëm financiar për t’iu bërë krah biznesit në këto ditë të vështira që po kalon. Kjo gjë sipas tij bëhet duke shtyrë afatet e dorëzimit të kësteve të kredive, si edhe të shikojnë mundësinë për të vetëfinancuar me interesa të ulëta bizneset, që kanë nevojë qoftë dhe për paga.

“Mendoj që Banka e Shqipërisë ka një rol shumë të rëndësishëm tashmë së bashku me qeverinë. Sjellja e Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë në pozita që biznesi të bisedojë, le të shikojë të dërgoj një faks një email bankës. Nuk mendoj që është një sjellje që e ka vlerësuar realisht situatën që po përballet dhe do të përballet në të ardhmen ekonomia shqiptare. Unë mendoj që sistemi bankar është i mirë kapitalizuar është një sistem financiar i konsoliduar.

Për mua nuk ka asnjë lloj rreziku që Banka e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë të marrin më shumë përgjithësi në këtë situatë të vështirë që kanë bizneset dhe sipërmarrjet private. Sigurisht duhet parë niveli i kompetencave, niveli i ndërhyrjeve. Por bankat e nivelit të dytë janë banka private. Sigurisht edhe ata e kanë riskun në rast se ekonomia kolapsohet, sigurisht që edhe bankat nuk kanë të mira nga kjo gjë.

Përkundrazi është momenti që ato të ndërhyjnë. Ka një shprehje të bukur “Banka ta jep çadrën kur është diell dhe ta merr sapo fillon shiu”, nuk duhet të ndodhi kështu. Tani ka ardhur koha, ka filluar shiu, banka nuk duhet të na e marrë ne tani çadrën. Përkundrazi, tani duhet ombrella e sistemit bankar financiar, për ta mbuluar dhe ndihmuar biznesin dhe sipërmarrjen private. Jo vetëm që të tregohen të pa durueshëm për të marrë kreditë për tre muaj, për pesë muaj, apo gjashtë muaj, që për mua nuk janë asgjë fare, janë një kosto shumë minimale. Përkundrazi të shikojnë mundësinë dhe të vetëfinancojnë me interesa të ulëta bizneset, që kanë nevojë qoftë edhe për paga. Mund të kalojë kjo situatë, por situate më e rëndë mund të jetë pas-COVID. Çfarë do të bëjmë pasi të kalojë koronavirusi?

Pra është sistemi bankar që duhet ta marri më mirë në dorë këtë situatë. Edhe banka e Shqipërisë duhet të shohë në bashkëpunim me qeverinë. Ne e kemi shumë të qartë që niveli i inflacionit në Shqipëri është shumë i ulët. Dëgjova dje në studion tuaj, që u hodh ideja për të emetuar lekë nga Banka e Shqipërisë dhe t’i jepet qeverisë me interesa të ulëta kredi, të cilat mund të financojë dhe mund të kreditojnë ekonominë dhe sipërmarrjen private. Biznesi, meqenëse inflacioni është në 1.2 deri në inflacion 3 është normale. Ne kemi dhe monedhën tonë të mbivlerësuar. Gati jemi një eruozim i vendit. Pra mundësitë dhe mekanizmat financiar për ta relaksuar pak më mirë ekonominë në këtë situatë, janë të gjitha mundësitë”, tha Luan Bregasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA