‘Të anullojë konçensionet’, Basha në Open: Ja çfarë duhet të bëjë qeveria

17/03/2020 00:06

Lulzim Basha me një lidhje në skype foli në Open në Top Channel për masat e propozuara nga Partia Demokratike. Basha tha 3 shqetësime që ka tani ai si lider i opozitës. Shqetësimi i parë është infektimi i mjekëve. Si shqetësim të dytë, Basha përmendi mungesën e kapaciteteve në spitale. Gjithashtu Basha tha se nuk ka tampone mjaftueshëm për të bërë testimin e të infektuarve.

Në qoftë se do të ishit kryeministër, çfarë do të bënit?- e pyeti Eni Vasili.

‘Masa e parë do të jetë dhënia e një fondi për të pajisur mjekët me masat mbrojtëse si dhe spitaleve duke i shtuar kapacitetet. Si masë e dytë do të jetë subvensioni i bizneseve të vogla që është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare. Subvension që biznesi të paguajë punonjësit. Të kujtojmë që pas kësaj dallge që është shëndetësore po vjen një dallgë ekonomie. Masa e tretë do të jetë në ekonomi’- tha Basha.

Jemi një vend i varfër, sapo kaluam tërmetin, ku do i gjeni paratë?- e pyeti Eni Vasili.

Nuk jemi Gjermania apo Franca që të japim miliarda. Do anulloja konçensionet. Janë 120 milion euro konçemsione që shkojnë për 10 oligarkë- tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA