Rama: Askush pa paga, Qeveria po punon me planin për kompensimin e parave për çdo biznes

17/03/2020 20:35

Qeveria është duke u përgatitur për të kompensuar financiarisht të gjitha bizneset e prekura nga situata e ndërprerjes së aktivitetit si pasojë e koronavirus.

Kryeministri Edi Rama kërkoi  paraditen e kësaj të marte të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim.

Kryeministri thekson se do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi! Kryeministri po ashtu siguron qytetarët se nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!

Ky mesazh i kryeministrit mbyllet me fjalët: Durim ju lutem dhe besim se po punojmë pa pushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë!

Top Channel