Për të patur rezerva/ Greqia pezullon shumicën e testeve ndaj Covid-19, Mitsotakis apel qytetarëve

17/03/2020 15:26

Burime të besueshme për Top Channel-in në Athinë deklaruan para pak minutash se numri i të prekurve me Covid-19 mund të jetë shumë herë më i madh se 352, i cili është numri zyrtar, pasi me urdhër të ministrit të Shëndetësisë janë pezulluar shumica e testeve që iu bëhen pacientëve të dyshuar me Covid-19, pasi rezervat e tamponeve pothuajse janë ezuruar, ndaj dhe testet bëhen vetem më selektim të rastësishëm, çka bën që të mos evidentohen të gjuthë të prekurit, por vetëm një pjesë e tyre.

Deri tani në vend janë bërë rreth 5500 teste, ndërsa në orët në vazhdim, ato do të kenë pakësim progresiv, për shkak të ruajtjes së rezervave. Në orën 17:00, sipas orës lokale, kryeministri Mitsotakis do t’u bëjë apel publik grekëve.

Burime nga kryeministria thanë për Top Channel se qytetarëve do t’u kërkohet të rrijnë brenda dhe të mos dalin. Apeli vjen si një tentativë e fundit, përpara marrjes së masave drastike, siç janë ndalimqarkullim ose kufizimi i lëvizjes.

Top Channel