Pacienti i parë drejt shërimit/ Rama: Të presim dhe të lutemi që zoti…
17/03/2020 20:45
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me lajmin që pacienti i parë me COVID-19 është drejt shërimit në Shqipëri.
Rama ka shkruar se duhet të presim dhe të lutemi që zoti t’ju japë forcë të sëmurëve dhe bluzave të bardha.
Statusi i Ramës:
? NJË LAJM I MIRË???
?KONTAKTI I PARË I PACIENTIT ZERO QË KUROHET NË SPITALIN INFEKTIV DOLI NEGATIV NË TESTIN E PARË?
? NËSE EDHE NË TESTIN E DYTË PAS 48 ORËSH KY REZULTAT DO TË KONFIRMOHET, ATËHERË DO TË KEMI TË SHËRUARIN E PARË?
? TË PRESIM DHE TË LUTEMI QË ZOTI T’U JAPË FORCË TË SËMURËVE DHE HERONJVE ME BLUZA TË BARDHA, NË VIJËN E ZJARRIT ME ARMIKUN?
? DURIM, BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM!
I LO❤️E YOU
Top Channel