Nis përgatitja e pakove ushqimore për pensionistët dhe familjet në nevojë

17/03/2020 17:38

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministrja Olta Xhaçka ka qenë ditën e sotme te Rezervat e Shtetit për përgatitjen e pakove të ushqimeve që do t’u dërgohen pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishte te Rezervat e Shtetit për përgatitjen e pakove

Xhaçka: Durim, do ndihmohet çdo familje në nevojë. Shumë shpejt nis shpërndarje e pakove për familjet në nevojë. Fokusi ynë janë pensionistët kryefamiljarë dhe familjet më të varfra. Rezervat e Shtetit, bashkitë dhe Emergjencat Civile po bashkërendojnë punën. Është luftë në kuptimin e vërtetë të fjalës, ndaj duhet të kufizojmë çdo gjë që mundemi. Sa më shumë të vetëkufizohemi sot aq më pak plagë e humbje jete do kemi në këtë luftë.

Pakot përmbajnë kryesisht produkte ushqimore bazë dhe detergjent.

Shpërndarja e pakove do bëhet nga Komanda Mbështetëse në bashkëpunim me pushtetin lokal.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel