Nga Hazard te Dembele, yjet që fitojnë edhe një shans për të luajtur në Europian

17/03/2020 17:40

Pa përhapjen me shpejtësi të koronavirusit, Kampionati Europian do të duhej të startonte normalisht mbrëmjen e 12 qershorit, por disa yje të futbollit të kontinentit të vjetër nuk do të mund të merrnin pjesë në të.

Bëhet fjalë për emra si Eden Hazard, Nicolo Zaniolo, Memphis Depay, Harry Kane, Merih Demiral, Marcos Asensio, etj., të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda dhe pritej të mbeteshin jashtë kompeticionit më të rëndësishëm të vitit.

Megjithatë shtyrja u me një vit e Kampionatit Europian u ka dhënë një tjetër shans këtyre lojtarëve për të qenë gati për vitin e ardhshëm dhe për ta bërë edhe më të bukur Euro 2021-shin, që pritet të startojë më 11 qershorin e vitit të ardhshëm.

Top Channel