“1. Të rishikohet buxheti i shtetit”. “2. Të rishikohet emetimi i parasë”. “3. Të pranohen shtyrjet e afateve të detyrimeve ndaj tatimeve”.

Këto janë tre prioritetet kryesore që sipërmarrësit kanë ndaj qeverisë, në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi ynë, si pasojë e koronavirusit. Këto kërkesa u konfirmuan nga kreu i “Biznes Albania” Luan Bregasi, gjatë fjalës së tij në studion e emisionit “Top Talk”. Bregasi i shikon këto kërkesa si emergjente dhe të vendosen në zbatim në mënyrë të menjëhershme. Pasi vetëm në këtë mënyrë biznesi, nuk mund të pësojë humbje të mëdha, gjatë kësaj krize globale, si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Për mua së pari qeveria duhet të rishikojë buxhetin e shtetit. Të shikojë mundësinë që të riorientojë buxhetin dhe të gjitha fondet që ka planifikuar për të gjithë vitin 2020, t’i orientojë drejt kësaj situate emergjente. Nuk e di por shumë investime që janë parashikuar për këtë vit mund të rishikohen, Sigurisht me kujdes. Investimet duhet të bëhen sepse ato i bëjnë mirë, injektojnë paranë në ekonomi.

Por gjithsesi mund të rishikohet buxheti i shtetit në këtë këndvështrim të ri që ka ekonomia Shqiptare. E dyta do t’i kërkoja që të shikohej mundësia e emetimit të parave. Nuk duhet të kemi frikë nga kjo gjë, është krejt normale. Është krejt normale ajo situatë kur paraja është e mbivlerësuar normat e inflacionit janë të ulëta, duhet të rishikohet dhe kjo gjë. Edhe e treta, do t’i kërkoja që të gjitha kërkesat që i ka bërë biznesi, për të shtyrë afatet e agimit të taksave. Të detyrimeve vendore. Të detyrimeve ndaj kredive që kanë bizneset. Të detyrimeve që kanë ndaj tatimeve të taksave. Meqenëse jemi dhe në prag të fundit të marsit që mbyllen dhe bilancet e vitit 2019. Të shtyhen dhe të rishikohen të gjitha ato përgjegjësi që ne i kemi kërkuar qeverisë Shqiptare.”, u shpreh Bregasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA