Irani paralajmëron se koronavirusi mund të vrasë “miliona”
17/03/2020 14:46
Televizioni shtetëror i Iranit paralajmëroi se shpërthimi i koronavirusit në këtë vend mund të vrasë “miliona” njerëz, nëse publiku i injoron masat shëndetësore.
Paralajmërimi u transmetua pasditen e së martës, pasi Ministria e Shëndetësisë tha se edhe 135 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë ditës së kaluar.
Irani ka numrin më ta madh të rasteve me koronavirus pas Kinës dhe Italisë.
“Raportet nga më shumë se 56 laboratorë tregojnë se kemi 1,178 raste të konfirmuara me COVID-19 në 24 orët e fundit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur.
“Kjo e çon në 16,169 numrin total të rasteve të konfirmuara deri sot në mesditë”, tha ai.
Në Iran, 988 pacientë kanë vdekur.
Top Channel