Qeveria ka shtuar masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Një ndër masat e shtuara është vendimi për mos lejimin e këmbësorëve në qytet pas orës 18:00.

Por siç duket ka pasur edhe nga ata persona që nuk i janë bindur qeverisë. Sipas një grafiku të bërë publik janë 243 raste që kanë shkelur masat e qeverisë. Nga këto raste 2 janë shoqëruar nga policia, ndërsa 12 i kanë përsëritur shkeljet.

Ndalimet më të mëdha të shkelësve janë bërë në Tiranë më 110 raste, ose 49% e rasteve. E shikuar edhe sipas vendbanimit Tirana ka numrin më të madh të shkelësve me 84 raste ose 46%. Normalisht shkeljet e masave të vendosura nga qeveria nuk ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit. Ekspertët bëjnë thirrje të vazhdueshme të qëndroni në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA