Federata Norvegjeze e zbulon para UEFA-s: Europiani shtyhet për vitin e ardhshëm

17/03/2020 14:04

Federata Norvegjeze e Futbollit ka zbuluar para kohe vendimin e UEFA-s, të marrë nga video-konferenca me të 55 shtetet anëtare të organizatës drejtuese të futbollit Europian, në lidhje me shtyrjen e Kampionatit Europian 2020.

Kështu federate e vendit nordik njofto se UEFA vendosi të shtyjë Euro 2020-ën për verën e vitit të ardhshëm , për t’u lënë mundësi kampionateve dhe ligave europiane, që të luajnë ndeshjet e mbetura dhe të japin verdiktet normalisht.

Vendimi do të marrë formë zyrtare kur vetë UEFA ta komunikojë publikisht, por tashëm është thuajse e sigurt që këtë verë nuk do të kemi Kampionat Europian, por një periudhë të ngjeshur ndeshjesh për klube, për të mbyllur kampionatet në rregull.

Top Channel