Pak ditë më parë, Luana Vjollca nisi në Instagram një sfidë të re, se kush bënte foton më të bukur me arush nga shtëpia, duke u përpjekur kështu t’ia hiqte pak mendjen ndjekësve të saj nga pandemia e koronavirusit.
Madje moderatorja bukuroshe hezitoi për t’a publikuar këngën e saj të re “Pa panik”, titulli i së cilës përkon rastësisht edhe me situatën në të cilën gjendemi, pasi në fakt është realizuar verën e kaluar, ashtu siç edhe ajo bëri me dije në Instastory.
Por fansat e këngëtares e kërkuan me këmbëngulje klipin e ri.
Përmes një postimi në Instagram, Luana i ka dhënë atyre lajmin e mirë. “NESËR 17:00 #PaPanik .. me humb pak mendjen!Faleminderit që e kërkuat kaq shumë publikimin e kësaj kënge,” shkruan ajo.
“Pa panik”, filmuar me telefon celular, pritet të jetë një hit, ashtu si shumica e këngëve të tjera të moderatores dhe autores së “Take Me Out Albania”.
Top Channel