Eksperienca e rrallë e gruas në qendrën e saunas përfundon me ecje turpëruese e zhveshur në rrugë

17/03/2020 20:21

Anbara Salam shpresonte të kalonte një ditë relaksuese me të dashurin në një qendër të mirëqenies trupore në Gjermani, por një gabim i vogël e futi atë në një situatë tepër të sikletshme.

Në vend të ditës relaksuese që priste ajo përfundoi me të kundërtën. Sapo erdhën atyre iu tha nga punonjësit se kostumet e banjës lejoheshin në pishinë por jo në sauna, kështu që ajo u zhvesh dhe mori një peshqir për t’u takuar atje me të dashurin.

Por teksa hyri në një derë të gabuar ajo e gjeti veten të bllokuar në daljen e emergjencës, vetëm me një peshqir të vogël për të ruajtur dinjitetin.
Por kjo nuk ishte më e keqja. Teksa përpiqej të kërkonte ndihmë nga kalimtarët ajo i binte derës dhe bërtiste.
“Po qaja me të madhe, cfarë të bëja të zbrisja poshtë, cilën pjesë të mbuloja më parë me peshqirin e vogël, fytyrën, një nga të pasmet?”

Pas nje tjetër tentative një kat më poshtë, ajo e gjeti veten siç thotë “në një dhomë të tmerrshme makinerish me pompa dhe tabela rrezik-vdekje kudo”

“Isha e zhveshur duke qarë në një dhomë industrial makinerish, kur papritur pashe një ashensor, nga paniku u futa në të dhe nisa të shtypja butonat”.

Më në fund një gjerman nisi të fliste në mikrofonin e ashensorit. Edhe pse ajo nuk flet shumë gjermanisht mendonte se ai po thtoshte: “Vajza e zhveshur në ashensorin e emergjencës të ndalojë duke shtypur të gjithë butonat”. Ashensori kishte kamera.

Ajo më pas ndjek udhëzimet e tij për të dalë dhe kupton se për t’u rikthyer duhet të dalë në rrugë, t’i bjerë rrotull ndërtesës për t’u kthyer te hyrja, ku janë duke pritur një radhë njerëzish.

Teksa nuk kishte më asgjë për të humbur, ajo hedh peshqirin ngre shpatullat prapa dhe kokën larg, duke ecur në rrugë dhe duke injoruar njerëzit që e shikojnë e e tregojnë me gisht.

Teksa pret te recepsioni në radhë një grua e moshuar i jep një komardare të pishinës për t’u mbuluar.
“Receptionistja më kërkon kartën e identitetit, por unë kisha veshur vetëm komardaren. Gjithsesi më la të kaloja”.
Mënë fund ajo gjeti të dashurin nëkafe dhe shkoi te ai duke qarë, por dhe ai ishte i nevrikosur se kihste një orë që priste.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel