Covid 19, Kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali mesazh qytetarëve: Rrini në shtëpi, bashkë do ja dalim

17/03/2020 14:32

Pas vendosjes së masave shtërnguese nga qeveria bashkitë e vendit janë angazhuar për respektimin e masave ndaluese në lëvizjen e njerëzve dhe qarkullimin e mjeteve të paautorizuara me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nëpërmjet një video mesazhi drejtuar qytetarëve të Kavajës Kryetari i Bashkisë Redjan Krali ju kërkon që të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme.

Krali thekson se për të moshuarit që nuk ka se kush tju shërbejë për furnizimin me ushqime apo ilace, bashkia ka ngritur 10 grupe pune që do të jenë në dispozicion për t’u ardhur në ndihmë duke theksuar se asnjë person apo pakicë e papërgjegjëshme të kthehet në rrezik dhe të infektojë të gjithë qytetin.

Të nderuar qytetarë të kavajës.

Ju kërkojmë ndjesë, por nga dje më datë 16 mars 2020 ndalohet dalja nga shtëpia e pensionistëve deri sa kjo luftë të mbarojë.
Nuk do të lejojmë që një pakicë e pandërgjegjshme të infektojë të gjithë qytetin
Pensionistëve kryefamiljarë duhet ti shërbehet me ushqime dhe ilaçe nga fëmijët e tyre. Pensionistët që nuk i kanë fëmijët në qytet do të shërbehen nga skuadrat e përbashkëta të bashkisë dhe qeverisë.
Në zbatim të urdhërit të ministres së shëndetësisë do të ketë gjoba për këmbësorët pas orës 18:00 si dhe në cdo orë të ditës për ata që ulen nëpër parqe apo mjedise të tjera publike. Shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lufte.
I lutemi cdo biri e bije prindërish të moshuar, bëni të mundur te mbani në shtëpi prindërit tuaj, gjyshin e gjyshen e femijës tuaj.
Frike jo, kujdes po.
Fjala kujdes në këtë luftë ka fytyren e prinderve tanë.
Bashkë do t’ja dalim.

Faleminderit per mirekuptimin nga bashkia kavajë.”

Top Channel