Banesa në Tiranë përfshihet nga flakët, lëndohet pronari 42 vjeçar
17/03/2020 07:55
Sot në mëngjes rreth orës 06:30 në rrugën e Teleferikut në Tiranë ka rënë zjarr në banesën e shtetasit me iniciale G.Ç, 42 vjeç.
Pas njoftimit në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri është dëmtuar lehtë pronari i banesës, 42 vjeçari shtetasi G.Ç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel