Gjatë një telekonference me drejtuesit e G7, në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka propozuar një kufizim fillestar 30-ditor për të gjithë udhëtimet jothelbësore në Bashkimin Europian.
Masa po u propozohet të gjithë liderëve të BE-së, si dhe vendeve evropiane që janë brenda zonës pa kufij të Schengenit, kështu që do të mbulojë gjithsej 30 vende
Britania e Madhe gjithashtu inkurajohet të jetë pjesë.
Masa do të duhej të aprovohet nga vendet anëtare.
”Përjashtimet do të zbatohen për banorët afatgjatë të BE-së, anëtarët e familjes të shtetasve dhe diplomatëve të BE-së”, thotë von der Leyen në një video të postuar në Twitter.
”Kushdo që udhëton në BE për punë do të jetë në gjendje të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha ajo.
“Personeli thelbësor si mjekët, infermierët, studiuesit dhe ekspertët që ndihmojnë në adresimin e koronavirusit duhet të vazhdojnë të lejohen në Bashkimin Europian”, shtoi ajo./ATSH/
Top Channel