Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i zbrazur nga makinat por jo nga njerëzit. Për shumë qytetarë thirrja për tu mbyllur në shtëpi nuk është marrë në konsideratë.
Nuk mungojnë moshat e treta që ecin të pa shqetësuar në të gjithë gjatësinë e bulevardit.
Më të rinjtë zbrazjen e bulevardit dëshmorët e kombit e shfrytëzojnë për të pedaluar me biçikletat e tyre.
Edhe deputeti Ralf Gjoni është njëri prej tyre duke lëvizur me biçikletë.
“Isha për ti dërguar nënës disa ushqime” thotë ai.
Këto dy zonja kanë nxjerrë edhe qentë për ti shëtitur.
E ndërsa godina e qeverisë është e boshatisur përballë saj të patrembur nga Covid-19 qytetarët vijojnë xhirot paçka se jemi në një situatë kur coranavirus ka prekur 51 shqiptarë.
Ka edhe nga ata që bëjnë foto në shkallët hyrëse të godinës së qeverisë.
Krahas stafit të reduktuar në kryeministri këtë të hënë ishte në zyrë vetëm zëvendës kryeministri Erion Brace.
Ndërkohë këta të huaj kanë zgjedhur ta vijojnë turin në Tiranë normalisht.
Top Channel