Të bllokuar prej 24 orësh në Bosnje Hercegovinë, Balla jep lajmin e mirë për 11 shqiptarët: Do shoqërohen…

16/03/2020 19:53

Balla shprehet se 11 shqiptarët të cilët u bllokuan prej 24 orësh në pikën kufitare të Trebinjes në Bosnje pasi Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina i refuzoi do të sillen në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur Kreu  i Grupit parlamentar socialist Taulant Balla i cili është shprehur se falë koordinimit të autoriteteve shqiptare me ato malazeze, Policia fqinje do i sjellë katër automjetet deri në Han të Hotit duke mundësuar rikthimin e tyre në atdhe.

STATUSI I TAULANT BALLËS

Lidhur me shqetësimin e drejtë të 11 shtetasve shqiptarë të bllokuar në pikën e kalimit kufitar mes Bosnje Herzegovinës dhe Malit të Zi (Trebinje), pas kontakteve me qeverinë e Malit të Zi dhe koordinimit mes policive të shteteve tona, është mundësuar eskortimi i katër automjeteve përmes territorit malazez.

Policia e Malit të Zi do t’i shoqërojë deri në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Është e domosdoshme që në kushtet e mbylljes së kufinjve tokësorë në shumë vende duhet që të gjithë të mbahen të informuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA