Paraditen e sotme, pedonalja e Bulqizës është pushtuar nga lëvizja e banorëve, të cilët kanë vendosur të shëtisin pa masa mbrojtëse përkatëse (doreza, maska).

Ata shprehen se nuk ndihen të rrezikuar dhe se nuk kanë frikë.

Mbyllja e lokaleve ka bërë që shumë banoreë të konsumojnë raki në shtëpitë  e tyre, me bindjen se rakia i mbron nga koronavirusi.

Ndërkohë policia ka vijuar monitorimin e rrugëve për ndalimin e qarkullimit të makinave. Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik, Bulqizë bëjnë me dije se dy javët e fundit në Bulqize kanë ardhur mbi 90 emigrantë nga Italia, ku dhe po vijojnë masa për izolimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA