Kryeministri Edi Rama në një deklaratë ‘live’ në ‘Facebook’ është shprehur se kjo situatë nuk dihet sa do të zgjasë.

Ai gjithashtu foli edhe për fabrikat, ku u shpreh se as Italia nuk i ka mbyllur.

Të dashur qytetarë koha që po kalojmë është një luftë botërore nervash ku kush nguron të bëjë gjënë e duhur, dhe kush ndalon lirinë e fjalës me detyrim për të zbatuar këshillat, kush dorëzohet e paguan nesër shtrenjtë. Ju kërkoj vetëm të bëni durim dhe të dëgjoni lutjen për të mirëkuptuar për masën e jashtëzakonshme të vështirësisë.

Të bombarduar me gjithë çfarë lajmesh, ju keni të drejtë të ankoheni, të mendoni se e dini më mirë, të acaroni dhe më shani, por askush nuk ka të drejtë të vendosë në diskutim dobinë jetike dhe të shkelë ligjin special që më ka rënë mua barra ti komunikoj. Askush nuk e di sa mund të zgjasë kjo luftë. Ju lutem ta kuptoni se të mbyllësh aktivitetin prodhues është si të heqësh aparatin frymëmarrës. Kjo do të ishte vetëvrasje drejtuar një populli të tërë dhe nuk ka për të ndodhur. Vendimi nuk do të thotë sakrifikim i shëndetit të atyre që duhet të shkojnë në punë. Ne ishim të parët që mbyllëm shkollat. Asnjë vend nuk e ka përfshirë pjesën kritike të zinxhirit ekonomik të planit drastik të kufizimit, as Italia nuk i ka mbyllur fabrikat, as Izraeli”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA