Në radhë për autorizim/ 10 mijë qytetarë kanë marrë mandatin për qarkullim, 40 mijë kanë aplikuar në total

16/03/2020 12:12

Prej dy ditësh qytetarët i janë drejtuar policisë për të marrë një autorizim për qarkullim, sepse disa prej tyre duan të presin të afërmit në aeroport, e disa të tjerë kërkojnë mandatin për të marrë familjarët dhe për të për të ikur në qytete të tjera.

Burime ekskluzive për gazetaren Anila Hoxha bënë me dije se deri më tani kanë marrë mandatin 10 mijë shtetas ndërkohë që kanë aplikuar 40 mijë persona.

Po ashtu burimet bëjnë me dije se nga 66 posto-blloqe statike është zgjeruar harta dhe ka shkuar në 105.

Vetëm në Tiranë numërohen 15 të tilla, në Durrës 8, në Fier 15, në Korçë 14, në Vlorë 11, në Elbasan 9 të tilla, në Lezhë 6, në Shkodër 8, në Berat 7, në Dibër 3, në Kukës 5 dhe në Gjirokastër 4 pika kontrolli.

Ndërkohë po ashtu gazetarja Anila Hoxha raporton se kanë marrë gjobë 40 drejtues automjetesh pasi kanë qarkulluar pa autorizimin përkatës, ndërsa penalisht janë ndjekur dy qytetarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA