Një anije me 193 emigrantë klandestinë në bord u përplas në brigjet e ishullit Kea në jug të Athinës.

Si rezultat i përplasjes, anija mori ujë dhe u fundos në cekëtinën e limanit të Keas. Për fat të mirë,  asnjë prej emigrantëve nuk pësoi gjë.

Anija ishte nisur nga Canakale dhe kishte destinacion Italinë. Roja bregdetare greke njoftoi se ka arrestuar disa shtetas turq, ekuipazhin e anijes, ndërsa klandestinët u dërguan në një hotel të zonës, ku dhe po mbahen në izolim. Në momentin e aksidentit, deti kishte densitet 9-10 ballë.

Top Channel