Mjekja tregon në Open për situatën në Gjermani: Gjermania ka shtuar masat, qytetarët kanë panik
16/03/2020 23:54
Në Open në Top Channel me anë të një lidhjeje skype foli mjekja në Gjermani, Marsela Ceno e cila tregoi për situatën atje.
Ceno tha se situata është rënduar dhe qeveria po shtrëngon masat që të mos përhapet virusi.
‘Në Gjermani janë mbyllur vendet publike, si teatrot, muzetë, baret, restorantet. Ka panik por janë marrë masa nga qeveria gjermane. Paniku është shtuar se në markete ka pasur mungesë të letrës higjenike dhe dezinfektuesve.
Ndërsa për personat që kthehen në Gjermani pas udhëtimit në vende të tjera është dhënë një urdhër që ata të paraqiten në qendrat mjekësore për të zbuluar nëse janë të infektuar apo jo.
Top Channel