Me mbi 2100 viktima nga Covid-19, por 437 italianë kthehen nga Shqipëria në vendlindjen e tyre

16/03/2020 18:36

Ambasada Italiane në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar se për disa qytetarë italianë të cilët kanë bërë kërkesë për tu kthyer në shtetin e tyre do tu jepet kjo mundësi.

Sipas një njoftimi të Ambasadës, më 11 mars u organizua fluturimi i parë me 133 pasagjerë, më 12 mars i dyti me 138 pasagjerë, ndërsa të hënën u nis edhe avioni i tretë me 166 qytetarë italianë, mes të cilëve 5 ishin bllokuar në Malin e Zi.

Deklarata e plotë e ambasadës italiane:

FLUTURIME TREGTARE TË POSAÇME NGA TIRANA NË ROMË (FCO) PËR KTHIMIN E QYTETARËVE ITALIANË NË ITALI
Që nga java e kaluar Ambasada Italiane në Tiranë ka organizuar fluturime tregtare të posaçme për kthimin në Itali të qytetareve italianë që kanë kërkuar këtë formë asistence pas mbylljes totale të të gjitha udhëtimeve të pasagjerëve nga Shqipëria. Për këtë qëllim, është aktivizuar adresa mail e posaçme [email protected]. Të mërkurë 11 mars është kryer fluturimi i parë me kompaninë Blue Panorama që ka bërë të mundur kthimin në Itali të 133 pasagjerëve; të enjten në 12 mars një fluturim i dytë i kompanisë Albaëings me 138 qytetarë italiane. Sot në mëngjes u nis fluturimi i tretë Albaëings që transportoi në Itali 166 persona ndër të cilët 5 qytetarë italiane të mbetur të bllokuar në Mal të Zi, të cilët mbërritën në Shqiperi dje në darkë falë bashkëpunimit me Ambasadën Italiane në Podgoricë.

Këto veprime janë kryer me mbështetjen e linjave ajrore, në koordinim të plotë me institucionet dhe autoritetet kompetente shqiptare, duke filluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme dhe Autoriteti Shqiptar i Aviacionit Civil. Ambasada Italiane ka vepruar në koordinim të plotë me Njësinë e Krizave si dhe me strukturat e tjera kompetente të Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në përputhje me masat paraprake të marra nga Ministritë kompetente italiane dhe shqiptare të shëndetësisë.
“Me kufizimin e masave të udhëtimit të pasagjereve të vendosura nga Qeveria shqiptare, Ambasada ka konsideruar si përparësi garantimin e një mënyre për t’u kthyer në Itali të shumë bashkatdhetarëve që kanë bërë këtë kërkesë.

Kjo nuk do të ishte e mundur pa punën e vazhdueshme të stafit të Ambasadës dhe te Sistemit Itali, mbështetjen e kompanive Blue Panorama dhe Albaëings si dhe bashkëpunimin e institucioneve kompetente shqiptare. Falënderimet e mia shkojnë për të gjithë ata, për punën e përpiktë e realizuar natën dhe ditën në kushte emergjence të plotë. Gjate ditëve në vijim, do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim, në përputhje me çdo kufizim të ri qe vendoset nga një skenar vazhdimisht ne evolucion që duhet të na shohë të bashkuar, si italianë por edhe me të gjithë vendet mike si Shqiperia, për ta mposhtur këtë betejë në respekt të plotë të masave të komuniteteve tonë mjekësore edhe shkencore” – deklaroi Ambasadori italian Fabrizio Bucci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA