Koronavirusi në Shqipëri/ 9 raste të reja vetëm 24 orët e fundit, 4 janë mjekë
16/03/2020 11:48
Ministria e Shëndetësisë njoftoi pak më parë se në rastet e konfirmuar në vend kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Personeli megjithatë është në gjendje të mirë shëndetësore, PA SIMPTOMA dhe i vetëkarantinuar.
Deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste:
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 34 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
Top Channel