Modeli i ri i gjuajtësve të rëndë kinezë Shenyang J-31 është shfaqur së fundmi në revistën ushtarake të Ushtrisë Popullore, ndërsa çuditërisht forma e tij është thuajse identike me gjuajtësin e fundit elitar të SHBA F-22
Gjuajtësi i ri J-31 është modeli i dytë anti-radar i prodhuar në vend nga Pekini pas atij Chengdu J-20 që ka hyrë në shërbim prej marsit 2017, dhe është një nga vetëm tre avionët anti-radarë në botë, pas modeleve amerikane F-22 e F-35.
Ndryshe nga J-20, e ardhmja e J-31 është shumë më pak e sigurtë pasi është e paqartë nëse ai do të prodhohet në numra të mëdhenj.
Një prej çështjeve është pesha e tij që deri tani konsiderohet e mesme. Kina raportohet se ka flotën më të madhe të avionëve të rëndë por nuk ka gjuajtës të mesëm, që janë po aq të rëndësishëm nga ana strategjike.
Këto mandësi ajo i plotëson me gjuajtësit rusë Su-27 në një kohë që Rusia e SHBA kanë numra të mëdhenj gjuajtësish të tillë të mesëm, respektivisht MiG-29 e F-18,
Top Channel