Kampionatet më të rëndësishme të futbollit në botë janë ndërprerë për të paktën deri më 4 prill, ndërsa nesër pritet të vendoset për fatin e tyre, gjatë një video-konference që UEFA do të zhvillojë me të 55 anëtarët e saj.
Opsioni më i mundshëm është që Kampionati Europian të shtyhet për verën e ardhshme dhe kampionatet e shteteve të mund të shfrytëzojnë edhe muajin qershor për të mbyllur aktivitetin e tyre normal, apo të kalojnë përtej, deri në javën e parë të korrikut.
Pikërisht për këtë arsye, shumë klube në Angli kanë filluar të shqyrtojnë me vëmendje kontratat e futbollistëve, pasi disa prej tyre përfundojnë pikërisht më 30 qershor të këtij viti dhe pas kësaj date do të jetë e vështirë që t’i mbajnë në skuadër.
Momentalisht Federata Angleze po studion mundësinë që të bëjë të detyruar zgjatjen e kontratave që përfundojnë më 30 qershor, me të paktën edhe 15 ditë të tjera, deri në përfundimin e rregullt të sezonit, por më përpara duhet të mbahet mbledhja e UEFA-s.
Top Channel