Një i dëbuar për grabitje të armatosur është arratisur nga burgu duke krijuar një kukull që e vendosi në krevat për t’u dukur se po flinte, para se të ngjitej në një mur e ta kërcente për t’u larguar me makinën e të dashurës.

Rojet vunë re mungesën e 30 vjeçarit Luke Harvey, vetëm kur bënë kontrollin e fundit të natës në burgun e Sudbury në Britani, shtatorin e kaluar.

Pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë atë duke kapërcyer një mur 4 metra të lartë, teksa e dashura e tij Hannah Smith, e priste me makinë në anën tjetër. Ata kishin kaluar një fundjavë bashkë dhe më pas Harvey raportohet se i ka thënë se duhet të kthehet në burg të hënën. Por në vend që ta bënte këtë ai qëndroi në arrati dhe për një javë.

E dashura supozohet se nuk e dinte se ai ishte larguar pa leje por gjykatësi refuzoi pretendimet. Harvey po kryente dënimin prej 12-vjet burg për grabitje të aramtosur të kryer në 2014 kur bashkë medy bashkëpunëtorë kishin hyrë në një shtëpi dhe kishin grabitur me dhunë një çift rreth 3,500 paundë bizhuteri.

Atij iu shtua një vit burgim për arratisjen ndërsa të dashurës së tij Smith iu dha gjashtë muaj burg i pezulluar dhe 150 orë punë komunitare pa pagesë.
Gjykatësi Shaun Smith tha: ‘Ti e ke mbrojtur atë fshehtësisht dhe e dije se ishte i arratisur. Je një nën e një fëmije 11 muajsh dhe nëse të dërgoja burg fëmija yt do të dërgohej në kujdes institucioni’.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA