Një shofer i dehur në Bulqizë është vënë në pranga së bashku me pasagjerin, pasi kundërshtuan urdhin e policit për shoqërim në ambientet e policisë.
Bëhet fjalë për V. K., 32 vjeç, ( i dënuar më parë për veprën penale “Armë mbajtje pa leje” ) dhe G. V., 45 vjeç, të dy banues në Bulqizë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi G. V., i cili pas testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar urdhrin për shoqërimin në Komisariat, duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por janë shoqëruar forcërisht nga shërbimet e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”.
Top Channel