Berati i boshatisur, rrugëve qarkullojnë vetëm patrullat e policisë dhe ambulancat

16/03/2020 11:03

Paraditen e sotme, qyteti i Beratit duket tejmase i qetë, ku në rrugë qarkullojnë veçse patrullat e policisë dhe ambulancat.

Të gjitha institucionet janë të mbyllura, si dhe parqeve vështirë të vihen re lëvizje. Pranë marketeve dhe farmacive mund të shihet ndonjë qytetar që merr çfarë i nevojitet.

Teksa asnjë automjet nuk lëviz pa qenë i autorizuar, situata pritet të jetë e njejtë, deri në një njoftim të dytë.

Top Channel