55 pacientë në Serbi janë duke luftuar me sëmundjen që shkakton koronavirusi i ri, COVID-19.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

“Do të mbyllemi për të shpëtuar jetët tona, për të shpëtuar prindërit tanë dhe të moshuarit”, ka thënë Vuçiq në një fjalim televiziv të dielën.

Ai sqaroi se nga 16 marsi (sot), ushtria do të ruajë spitalet shtetërore, ndërsa policia do të monitorojë ata që janë të karantinuar ose në izolim, për 14 ose 28 ditë.

“Ata që shkelin karantinën mund të përballen me burgim deri në tre vjet”, ka paralajmëruar Vuçiç.

Top Channel