“Zaho një e dy më thotë laj duart…” Rama tregon se çfarë bën kur e kap sikleti në “vetëburgosje”

15/03/2020 14:22

Kryeministri Rama e ka cilësuar si vetëburgosje periudhën që po kalojnë vetë ai dhe të gjithë shqiptarët shqiptarë në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Rama me anë të një komunikim me qytetarët në Facebook është shprehur se djali i tij i vogël e këshillon vazhdimisht që të laj duart dhe të hap dritaret.

“Po heq keq po skam ku shkoj. Marr të dhënat e ekspertëve dhe lexoj çfarë shkruhet. Luaj më Zahon që një  e dy më thotë laj duart dhe hap dritaret.” tha Rama.

“Kur më kap sikleti kujtoj histori të rënda që kanë kaluar njerëzit me muaj dhe me vite dhe kanë mbijetuar madje janë bërë më të mirë. I them vetës s’ke për të lëvizur. Nesër administrata është pushim. Vetëburgosja vazhdon. Do të vijojë edhe për të gjithë ata që nuk janë pjesë ë shërbimeve esenciale. Të tjerët në punë normalisht si të gjithë kompanitë që garantojnë hallkat jetike.” tha më tej Rama.

Top Channel