Varg 6 makina luksoze/ Në Tiranë shkelet urdhri, dasmorët me bori takuar nisen për të marrë nusen

15/03/2020 13:22

TIRANË- Në kryeqytet janë bllokuar të gjitha lëvizjet e automjeteve përveç atyre që janë të autorizuar në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Megjithatë duket se disa qytetarë nuk kanë pyetur për CoVid-19 dhe masat e ndërmarra nga shteti dhe këtë të diel me makina të zbukuruar janë bërë varg për të marrë nusen.

Në videon e siguruar nga Top Channel shihet se janë të paktën 6 makina luksoze të cilat lëvizin me bori takuar. Nuk dihet nëse ata kanë pasur autorizim por dasma nuk përfshihet në ato ngjarje që lejohet lëvizja me autorizim.

Ndërkohë një diçka e tillë ka ndodhur edhe në Elbasan, por atje ka ndërhyrë policia duke bërë që dasmorët mos të vijonin më tej.

Top Channel