Me shumë gjasa Hansi Flick do të jetë trajneri i Bayern Munich edhe sezonin e ardhshëm.

Konfirmimi ka ardhur nga ish-presidenti i klubit bavarez Uli Hoeness i cili në një intervistë ka folur me superlativa për punën e ndihmësit të Niko Kovac. Bayerni me Flick në drejtim ka marrë kreun e Bundesligas dhe është shumë pranë kualifikimit në çerekfinalet e Championsit.

“Mendoj se Hansi Flick ka bërë një punë të shkëlqyer. Bordi drejtues do të vendosë shumë shpejt për të, por gjasat janë që të rinovojë me ne”, tha Hoeness.

Top Channel