Brenda pak ditëve në gjitha tregjet e shitjes fruta-perime në Berat ka patur një luhatje drastike të çmimeve .
Qytetarët, të trembur nga situata e pazakontë e izolimit i gjen nëpër tregje duke blerë sa më shumë produkte. Nga kjo situatë duket se tregtarët duan të përfitojnë duke rritur çmimet sidomos të agrumeve .Vetëm ditët e fundit, çmimet e limonit dhe portokalli janë rritur 3-fish, ndërsa perimet e tjera 2-fish.
Tregtarët nuk shqetësohen pasi askush nuk i kontrollon, ndërsa qytetarët janë të detyruar të blejnë pasi situata e krijuar i ka trrembur disi. Frika se do të mbyllen dyqanet dhe situata do të përkeqësohet ka bërë që konsumatorët të blejnë shumë më shuëm se zakonisht, duke sjellë rritje të çmimeve përkatëse.
Top Channel