Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit
Gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu është shtyrë deri më 24 maj, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me koronavirusin e ri.
Netanyahu po gjykohet nën akuza për ryshfet dhe mashtrim. Gjyqi ndaj tij ishte paraparë të niste më 17 mars.
Por, në orët e para të së dielës, ministri i Drejtësisë, Amir Ohama lëshoi një urdhër emergjent, për të shtyrë të gjitha rastet në gjykata që nuk ishin të natyrës urgjente. Qeveria e Izraelit ka marrë një sërë masash për të parandaluar tubimet publike për shkak të koronavirusit.
Netanyahu akuzohet se ka pranuar dhurata të shtrenjta nga miqtë e tij të pasur dhe në këmbim, pretendohet se ai u ka dhënë favore. Por, Netanyahu mohon çdo keqbërje./REL
Top Channel