Rëndohet bilanci, koronavirusi shënon viktimën e katërt në Greqi

15/03/2020 09:05

GREQI- Koronavirusi ka shkaktuar viktimën e  katërt në Greqi. Bëhet e ditur se viktima është një burrë të moshës 53 vjeç i cili ka ndërruar jetë në spitalin Ahepa të Selanikut.

Ai u transportua me urgjencë nga Kozani dhe sipas mjekëve shëndeti i tij pati komplikacione të rëndë derisa virusi i mori jetën.

Sipas mjekëve viktima kishte pasur një të shkuar me probleme të rënduara mjekësore. që ditën e parë që u paraqit në spitalin e Kosturit njoftuan se gjendja e tij ishte kritike. Në spitalin e kosturit ka 13 raste të prekurish ndërsa 40 prej tyre janë vetizoluar.

Ndërkohë numri i të prekurve deri më tani në Greqi ka shkuar në 220 ndërsa pritet të dalin analizat e rreth 50 personave të tjerë të dyshuar.

Top Channel