Përputhen/ Lulzimi përplaset me Olti Currin: Unë kam më shumë famë se ti

15/03/2020 17:49

Përputhen, është një nga rubrikat e “E Diell” që ka bërë bashkë, debatin, batutën, argëtimin dhe sarkazmën. Shpesh në studio ka debate midis konkurrentëve, por jo rrallë herë pjesë e vorbullës së diskutimit i bashkohet dhe analisti Olti Curri.

Teksa ishin duke diskutuar në lidhje me takimin e realizuar nga Antoneta dhe Vangjeli, në lojë u përfshinë dhe aktorë të tjerë, konkretisht Endriti dhe Lulzimi. Në diskutim e sipër, në një moment Lulzimi i drejtohet Endritit se ai ka ardhur për famë në këtë emision. Ndërkohë në këtë çast ndërhynë dhe Olti Curri, i cili i thotë Lulëzimit se edhe ti për famë ke ardhur në këtë emision.

Lulzimi i kundërpërgjigjet se ai famën e ka pasur më herët, për shkak të aktivitetit të tij profesional, madje shtoi se ai ka më shumë famë se vetë Olti.

Endriti: Je duke luajtur ping pong me të tre çunat dhe thua që unë kam konsideratë me të tre dhe nuk kanalizon pak ndjenjat diku që edhe çunat ta dinë se çfarë të bëjnë.

Lulzimi: Dëshiroja të sqaroja diçka a ka mundësi.

Olti Curri: Jo s’ka mundësi sepse s’të futi njeri në lojë.

Lulzimi: Nuk dua të dëgjoj ty, dua të them mendimin tim.  Ai ishe ti që para dy javësh në prapaskenë the që ke ardh për famë këtu.

Endriti: Normal që psikika e këtij nuk e këtij nuk e përballon breshërinë e javës së parë. Edhe do t’i dilja në ëndërr sikur i them Lulzim unë kam ardhur për famë këtu.

Olti Curri: O Lulëzim dhe ti për famë ke ardhur, për çfarë ke ardhur këtu.

Lulzimi: Ku kam ardhur për famë. Unë kam pasur dhe famë në të kaluarën, kam realizuar 50 vidioklipe të këngëtarëve. Unë kam famë më shumë se ti tani.

Olti Curri: Po si jo ke famë, në lagjen tënde të njohin të gjithë.

Top Channel