Paniku i koronavirusit/ Blerësit i grabisin letrën higjenike sapo del nga supermarket në Londër

15/03/2020 16:01

Një blerësi 56-vjeçar britanik i është grabitur pako e letrës higjenike që sapo kishte blerë në supermarket disa momente pasi doli nga dyqani në Londër, teksa vendi është përfshirë nga paniku i epidemisë së koronavirusit dhe blerjeve pa kriter.

Dinendra sapo doli nga dyqani në Harringay në veri të Londrës kur dikush i erdhi nga prapa dhe i vodhi një nga dy pakot e letrës highenike që kishte blerë. Ai mbeti i tronditur nga sulminë mes të ditës dhe lajmëri menjëherë policinë.

“Unë në dyqan bleva vetëm dy pako letër higjenike, por dikush më erdhi nga prapa dhe më vodhi njërën. Ku kemi arritur kështu? Nuk është puna te vlera e pakos së letrës, por te parimi”, tha ai për disa media që erdhën në vendngjarje.

Zhvillimi vjen megjithse supermarketet kanë porositur klientët të blejnë me përgjegjësi gjatë periudhës së vështirë të epidemisë së koronavirusit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel