Mjaft më xhihad; ISIS paralajmëron terroristët t’i shmangen Evropës teksa koronavirusi vrasës përfshin kontinentin

15/03/2020 18:17

Krerët luftëtarë të ISIS kanë urdhëruar së fundmi ndjekësit e tyre të mbrapshtë të evitojnë udhëtimet në Evrope nga frika se mos infektohen me koronavirusin vrasës, sipas mediave perëndimore.

Kulti djallëzor që ka bërë prej kohësh thirrje për sulme në Perëndim, e ka quajtur epideminë “kolerë” të dërguar nga Zoti’.
Ata tashmë i thonë anëtarëve të tyre të qëndrojnë “sa më larg nga vendi i epidemisë” e madje kanë lëshuar udhëzime për “mbulim të gojës gjatë gogësitjes dhe teshtimës”, si dhe për larjen e rregullt të duarve.

Në edicionin e fundit të njoftimeve rutine al-Naba, ata i referohen citimeve nga Profeti Muhammed për të theksuar rrezikun e koronavirusit.

Në mesazh thuhet: “Sëmundjet nuk godasin vetë por me dekret të Zotit”.

Njoftimi paraljmëron se “të shëmdetshmit nuk duhet të hyjnë në tokën e epodemisë dhe të prekurit nuk duhet të dalin prej saj”.

Sipas mësimeve të Kuranit, letra shton se “lërjani besimin tuaj Zotit dhe kërkoni mbrojtje te ai”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA